Home  /  NIFTY testi  /  Kur do ta kuptoj që foshnjën që e kam në bark është vajzë apo djalë

NIFTY testi

Kur do ta kuptoj që foshnjën që e kam në bark është vajzë apo djalë

--- 28 Nov 2018

Testi i shtatzënisë më në fund ka treguar se jeni shtatzënë, e ti sigurisht mendon për atë se a do ta mbash në bark një vajzë apo një djalë, edhe pse zhvillimi i foshnjës pavarësisht gjinisë është duke shkuar njëjtë.

Në të vërtet, krijohet një lloj fryrje nga e cila më vonë zhvillohet penisi ose klitorisi. Në këtë mënyrë vështirësohet dallimi i gjinisë në fazën e hershme të shtatzënisë me ultrazë. Mendimin e parë, edhe pse ka gjasa të jetë më pak i saktë, gjinekologu mund të japë gjatë matjes së translucencës nuhale gjatë periudhës midis javës së 11 dhe 14 të shtatzënisë.

Rreth javës së 20 të shtatzënisë bëhet morfologjia e hershme e fetusit. Atëherë është koha më e mirë e përcaktimit të gjinisë së foshnjës me ndihmën e ultrazërit. Pra, organi gjenital i foshnjës është mirë i formuar, kurse pozita e foshnjës në mitër është e mirë dhe e përshtatshme që të shihet organi më qartë. Është shumë më lehtë të identifikohen djemtë për faktin që organet e tyre gjenitale janë më të theksuara.

Gjinia e foshnjës gjithashtu mund të përcaktohet me amniocintezë që bëhet midis javës së 15 dhe 20 të shtatzënisë, por duhet të njoftoheni për rrezikun që bartë kjo metodë invazive diagnostifikuese. Ekziston rreziku i madh i abortit, lindjes së parakohshme, gjakderdhjes apo komplikimeve tjera.

 

MËMYRA MË E SHPEJTË DHE MË E SIGURTË TË MËSONI GJININË E FOSHNJËS QYSH NË JAVËN E 10 TË SHTATZËNISË!

Mënyra më e shpejtë për të mësuar gjininë e foshnjës tuaj bëhet me ndihmën e testit joinvaziv NIFTY, që nga java e 10-të e shtatzënisë. Testi NIFTY zbulon gjininë e foshnjës më së shpejti dhe me sigurinë më të madhe, për faktin se analizon mostrën e gjakut të nënës. Pra në gjakun e nënës gjithashtu gjendet ADN-ja e foshnjës që analizohet me teknologjinë më të avancuar.

Testi NIFTY gjithashtu, me më shumë se 99% të saktësisë, përcakton nëse ekziston rreziku që foshnja të ketë çrregullime kromozomale duke përfshirë sindromën Down, Edwards dhe Patau. Njëkohësisht teston rrezikun nga 60 sindroma relevante dhe duplikacioneve por edhe të aneuploditetit të kromozomeve gjinore. Pikërisht këto kromozomopati janë arsyeja e vërtetë pse nënat e ardhshme vendosin t’i nënshtrohen testit NIFTY. Vetëm testi NIFTY është plotësisht i sigurtë, joinvaziv për fëmijën dhe nënën, dhe është prezent në më shumë se 50 shtete në mbarë botën! Në Kosovë mund ta bëni në më tepër se 50 poliklinika dhe ordinanca!

Dëshironi të mësoni më shumë rreth testit NIFTY në fazën e hershme të shtatzënisë, klikoni në këtë link dhe lexoni më shumë:

www.niftytest.al

A MUND TË NDIHMOJNË EDHE BESIMET E VJETRA POPULLORE

Pra, gjininë e foshnjës me më pak gjasa të jetë e saktë mund ta përcaktosh edhe vetë përmes besimeve të vjetra popullore. Thuhet, nëse vëren ndryshime në lëkurë (akne, puçrra) atëherë bartni në bark një vajzë, por nëse nuk ka ndryshime, atëherë bartni një djalë. Shtatzënat që gjatë fazës së shtatzënisë kanë flokë të forta dhe të shpeshta, bartin djem, kurse shtatzënat flokët e të cilave janë të dobëta dhe pa volum, bartin vajza.

Në popull thuhet se sigurisht bartni në bark një djalë nëse keni “shkëlqimin shtatzënorë” (edhe pse një shkëlqim të tillë e kanë të gjitha shtatzënat).

Ndoshta në bark bartni një djalë nëse ju kanë rritur shputat e këmbëve (ndonjëherë për gjysmë numri), nëse gjatë shtatzënisë të përcjell kokëdhimbja, nëse flini në krahun e majtë, nëse thimthat kanë marrë ngjyrë të mbyllët, dhe nëse gjiri i djathtë është më i madh sesa i majti apo nëse jeni më e shpërqendruar sesa zakonisht. Derisa shtatzënat që bartin vajza flenë më shumë në anën e djathtë, nuk kanë kokëdhimbje, dhe thimthat nuk marrin ngjyrën e mbyllët, nuk ju rriten shputat, por ju rritet gjiri i majtë. Gjithashtu besohet se nëse foshnja gjindet më poshtë në bark, atëherë është djalë, por nëse foshnja gjindet më lart atëherë është vajzë.

E ti? A ju beson tregimeve të vjetra popullore, apo jeni më shumë për testin NIFTY i cili në mënyrë të sigurtë do ta zbulojë gjininë e foshnjës?

Për Testin NIFTY mund të mësoni më shumë duke klikuar: www.niftytest.al

Share this story: