Choose Your Language
Home  /  Për BGI

Për BGI

Kur kompania BGI u themelua në vitin 1999 kishte një vizion të përdorimit të gjenetikës për të mirën e racës njerëzore, dhe tani përfaqëson organizatën më të madhe gjenetike në botë. BGI ka institute kërkimore jo-fitimprurëse, por edhe njësi komerciale për sekuencimin e gjeneratës së ardhshme.

Së bashku me degët e saj BGI Amerika dhe BGI Evropa, BGI ka krijuar partneritet dhe bashkëpunim me institucionet kryesore akademike dhe kërkimore shtetërore, si dhe me kompanitë globale bioteknologjike dhe farmaceutike, për të mbështetur aplikacione të ndryshme mjekësore, bujqësore, mjedisore dhe të ngjashme. Kombinimi i analizave të shumta, platformave gjenetike, mbledhjen koleksionit të madh mostrave dhe aftësisë së magazinimit të mostrave, analizave të thella bioinformatike dhe angazhimit për edukim, BGI synon që shkenca gjenetike dhe teknologjia të funksionon për të mirën e të gjithëve.

Testi jonë jo-invaziv prenatal NIFTY™ është lider në treg, dhe ofrohet në më shumë se 2.000 të partnerë tanë, në më shumë se pesëdhjetë vende të botës. Deri në mars të vitit 2018, janë përpunuar mbi 3,000,000 mostra, duke e bërë testin NIFTY™ më të besueshmin prej testeve NIPT në botë. Ju lutemi vizitoni www.bgi.com për më shumë informacion rreth BGI.