Home  /  NIFTY testi  /  Rruga deri te një ëndërr pa brenga

NIFTY testi

Rruga deri te një ëndërr pa brenga

--- 26 Oct 2018

Në të dy rastet kur e kam lexuar rezultatin e testit të shtatzënisë që ishte pozitiv, e morra disi me rezerva. Të gjithë të frikësojnë se ende ekziston mundësia që diçka do të shkojë keq. Por kur në Google e shkruani atë “DIÇKA”, të bombardojnë me një mal informacionesh prej të cilave disponimi i mirë zbehet.

Qysh me Julia-n gjatë kontrollit të translucencës nuhale më kanë përmendur se ekziston testi NIFTY, test jo-invaziv kromozomal prenatal që mund të zbulojë një spektër të plotë të sëmundjeve kromozomale, duke përfshirë edhe sindromën Down, si dhe mund të zbulojë gjininë e fëmijës.

Megjithatë, lidhur me atë opsion asokohe nuk kishim vendosur. Pse? Sinqerisht, nuk më është dukur se kisha nevojë për këtë lloj testi, pasi përveç tjerash madhësia e translucencës nuhale ka qenë normale.

Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, por ndërkohë dëgjova rrëfime nga nënat e tjera ku translucenca nuhale ka qenë në kufijtë e normales, megjithatë i kishin lindur fëmijët me vështirësi të ndryshme.

Kjo në të vërtetë ishte edhe arsyeja që gjatë shtatzënisë së dytë vendosëm ta provojmë testin NIFTY.

Dëshironim që të planifikojmë të ardhmen tonë me kujdes dhe sa më parë ta ndajmë lajmin e lumtur. NIFTY më ka bindur që është jo-invaziv, pa rrezik për abort, 99% i besueshëm dhe mund ta bëni në javën e 10-të të shtatzënisë.

Si në të vërtetë funksionon e gjithë kjo? Shumë lehtë. Shkova për kontrollë tek gjinekologia, ku më shpjegoi tërë procedurën. Fillimisht e kemi bërë ultrazërin, ku i kam ndjerë goditjet e këmbëve dhe duarve të vogla, kurse pas kësaj më morën një epruvetë me gjak dhe e dërguan në laborator për të kryer analizat. Ndoshta nuk e dini por i frikësohem shumë gjilpërave, megjithatë kësaj radhe nxjerrja e gjakut ka qenë shumë e shpejtë dhe elegante, sa që pothuajse nuk e kam ndjerë fare. Pjesa më e vështirë është pritja e rezultateve, ku brenda javës pranoni një telefonatë nga mjeku juaj i cili zbulon fatin dhe gjininë e një krijese të palindur, dhe ndjenja kur e dini që fëmija juaj është në rregull është diçka e papërshkrueshme!

Gjatë shtatzënisë time të parë dëshiroja ta kem një vajzë, praktikisht kam qenë psiqikisht e përgatitur për të mos treguar zhgënjim nëse me thonë se është djalë (e di, jam e tmerrshme). Kësaj radhe, sinqerisht ka qenë krejtësisht e njëjtë. Nëse është vajzë atëherë Julia do ta ketë mikeshën e saj më të mirë, e ne do t’i shfrytëzojmë së bashku të gjitha gjërat, kurse nëse është djalë gëzimi nuk do të ketë fund. Atë javë kisha kohë të mendojë  për prioritet… nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, e rëndësishme është që gjithçka të jetë në rregull dhe i shëndoshë! Në fund të fundit, testi NIFTY nuk është vetëm test laboratorik, por një rrugë për shtatzëni të qetë dhe një ëndërr pa brenga.

Për më shumë në: www.niftytest.al

Share this story: